EMRI/ Prangoset i afërmi i shoferit të G-Class që “ngriti në ajër” çiftin me foshnjën 3 muajshe, zbulohet e shkuara e tij “e errët” në Angli (FOTO & VIDEO)

Është arrestuar nga policia 39-vjeçari Ajas Sulejmani, i afërmi i shoferit që përplasi te vijat e bardha çiftin e bashkëshortëve bashkë me fëmijën e tyre tre muajsh.

Sipas burimeve, autori është futur me semafor të kuq në momentin e aksidentit dhe më pas është arratisur menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Tre të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë ku po marrin ndihmën e parë mjekësore, ndërsa bëhet me dije se janë jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu bëhet me dije se autori i aksidentit ka qenë I shpallur në kërkim ndërkombëtar më herët, për trafik narkotikësh./albeu.com/