Ministri serb: Ushtria e Kosovës do sjellë destabilizim në rajon
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se krijimi i Ushtrisë së Kosovës do të sillte destabilizimin në rajon, dhe se Serbia do luftojë me të gjitha mjetet politike kundër vendimit për krijimin e ushtrisë së Kosovë.

"Në Bruksel ngrihen vetëm çështjet të cilat iu përgjigjen atyre, derisa kur ne ngrehim ndonjë temë atëherë ata nuk pranojnë të bisedojnë për të", ka thënë Daçiç.

Lidhur me vendimin e gjykatës franceze për Haradinajn, Daçiç tha se gjykata në Francë po pret prova nga Serbia, transmeton "Gazetametro.net".

"Ai mund të përdorë fjalë të ndryshme që të paraqesë veten si viktimë politike, por ai është kriminel lufte. Gjykata franceze ka kërkuar prova prej autoriteteve serbe. Pra, këtu është fjala për atë që me mjete politike të lirohen kriminelët e luftës", tha Daçiç.

"BE dëshiron të legalizojë atë që krimet e luftës kundër serbëve janë të lejuara dhe të jo dënueshme", ka përfunduar ministri i jashtëm serb. /albeu.com/
Shtuar më 10/02/2017, ora 09:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori