Pogba ka zgjedhur Juven: Mbi 9 milionë euro në sezon plus bonuese

Juve do të ishte në avantazh për Paul Pogba, dhe për këtë  janë të bindur në Angli. Këtë e shpjegon Mirror, e cila flet për konkurrencën e fortë për mesfushorin 29-vjeçar francez, i cili nuk do të rinovojë kontratën që skadon në fund të sezonit me Manchester United.

Mbi të ka interesim Real Madrid, PSG dhe Juventus të cilët do të kishin një avantazh të mirë.

Juve ofertë për Pogban

Propozimi i fundit i paraqitur nga Juve do të kishte kthyer peshoren drejt një rikthimi në Torino: mbi 9 milionë euro në sezon, plus një paketë të pasur bonusesh, duke përfshirë bonusin e nënshkrimit. Zonja e Vjetër është e vendosur në dëshirën për të rikthyer në Torino lojtarin që u shit te Manchester United në gusht të 2016 për një rekord prej 89 milionë paund. /albeu.com/