Ministri italian flet për rrëmbimin e anijes në detin Mesdhe, "u prenë në besë"
Një rrëmbim ka ndodhur në ujrat e detit Mesdhe. Mësohet se anija është rrëmbyer nga refugjatët në brigjet e Libisë.

Detaje të reja kanë dalë për rrëmbimin e anijes në detin Mesdhe. Anija e cila ishe shitur para pak ditësh nga një pronar turk te një shtetas i Libisë u rrëmbye nga qindra refugjatë dhe po tentojnë të shkojnë në Maltë, shkruan albeu.com.

Mediat italiane raportojnë se në ekuipazh ndodhen një kapiten turk, 4 shtetas indianë, një libian dhe 6 punëtore të paidentifikuar.

Raportohet se refugjatët e kanë drejtuar anijen për në ishullin maltez Lampeduza.

Por Ministri Ialian Salvini ka dhënë detaje interesante. Anija El Hiblu që u rrëmbye nga 108 refugjatët në fakt kishte dalë me misinon për t'i shpëtuar ata. Dhe në momentin që qindra refugjatët kanë hipur në anije ata nuk deshën të ktheheshin në Libi dhe e rrëmbyen.

Tashmë drejt anijes janë nisur forcat policore libiane./albeu.com/

Shtuar më 27/03/2019, ora 18:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori