Ministri i Jashtëm turk: Europa po shkon drejt humnerës
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, në valën e tensioneve mes vendit të tij dhe Hollandës e Gjermanisë, ka thënë se "Bashkimi Evropian po shpërbëhet".

"E kuptuam shumë mirë edhe gjendjen e sëmurë të Evropës. Pse e anuluan vizitën e një ministriJashtëm? Unë isha edhe vitin e kaluar atje, tani çfarë ndodhi?", ka pyetur Çavuusoglu.

"Kjo situatë në të cilën ka rënë Evropa sinqerisht që na shqetëson shumë sepse ajo dalngadalë po shkon drejt humnerës dhe po kalon në periudhën e para Luftës së Dytë Botërore", ka përfunduar ministri turk. /albeu.com/
Shtuar më 15/03/2017, ora 15:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori