Ministri i Jashtëm kinez: Nuk ka fitues në rast se do të kishte një konflikt Kinë-SHBA
Nuk do të ketë një fitues në rast të një konflikti mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm i Kinës Ëang Yi gjatë ditës së sotme teksa tentoi t’i ulte tensionet mes dy vendeve pas zgjedhjes së Donald Trumpit si president të SHBA.

Marrëdhëniet mes Kinës dhe SHBA-së u përkeqësuan pasi Trumpi zemëroi Pekinin në dhjetor të vitit të kaluar, duke folur në telefon me presidenten e Tajvanit, Tsai Ing-wen, si dhe pasi kërcënoi që të vendoste tarifa ndaj importeve kineze.

“Nuk mund të ketë konflikt mes Kinës dhe SHBA-së, sepse të dyja palët do të humbnin, prandaj asnjëri palë nuk mund t’ia lejojë vetes këtë,” ka thënë ai në Canberra.

Kina e konsideron Tajvanin si provincë të vështirë për t’u kontrolluar, pa të drejta për marrëdhënie formale diplomatike me asnjë vend tjetër. /albeu.com/

Shtuar më 07/02/2017, ora 17:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori