Meteoropatë, simptomat që tregojnë se ju prekeni ndaj ndryshimit të motit, çfarë duhet të dini

Nëse jeni meteoropatë, këto këshilla mund t’ju ndihmojnë që të zbutni dhembjen e kokës dhe problemet e tjera

Dhimbja e kokës, marramendja, dhembjet reumatike, të fikët, migrena – këto simptoma mund të shkaktojnë shumë shqetësime, mirëpo nëse vëreni që më shpesh shfaqen kur ndryshojnë përnjëherë moti dhe temperaturat – me siguri bëni pjesë te personat meteoropatë.

Moti i ndryshueshëm dhe ndryshime të papritura të temperaturës janë posaçërisht karakteristike në këtë periudhë.

Krahas këtyre simptomave, lodhja, përqendrimi i dobët, rritja e dëshirës për të fjetur gjumë, ndryshimi i humorit, probleme me pagjumësinë janë një ndër simptomat më të shpeshta të meteoropatisë.

Por ju mund të zbutni këto shqetësime me ndihmën e këtyre këshillave:

1. Dushi

Dushi me ujë të ngrohtë dhe të ftohtë në mënyrë alternative, mund të ndihmojë. Ky ndryshim i ujit me temperatura të ndryshme mund të nxisë zgjerimin dhe tkurrjen e enëve të gjakut.

2. Aktiviteti fizik

Aktiviteti fizik shton numrin e rrahjeve të zemrës dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Kujdesuni që të ndani kohë për aktivitet fizik dhe t’ju bëhet pjesë e rutinës së përditshme. Shëtitja me ecje të shpejtë, vrapimi apo noti mund t’ju bëhen formë rekreacioni.

3. Masazhi

Mënyra e tanishme e jetës përfshin një numër të madh orësh të kaluara në pozicioni ulur. Masazhet e rregullta të shpinës dhe qafës mund të nxisin qarkullimin e gjakut në tru.

4. Ajri i pastër

Sa më shumë kohë kaloni jashtë, veçanërisht në natyrë dhe gjelbërim. E gjelbra dhe bluja kanë një efekt qetësues dhe gjallërues në mendjen dhe trupin tonë.

5. Të ushqyerit

Nëse jeni meteoropate, hani sa më shumë ushqime të pasura me magnez – arra, fasule, brokoli, perime jeshile. Gjithashtu, një zgjedhje e mirë e ushqimeve të pasura me vitaminë B – vezë, qumësht, salmoni, fara, goca deti…

6. Pushoni pak

Trupi ka nevojë për pushim. Merrni kohë për veten dhe aktivitetet që ju bëjnë të lumtur. Këshillohet që të shkoni në shtrat deri në orën 23:00 dhe të flini të paktën 7 orë.