Ministri britanik: Të gatshëm të përballemi me pasojat
Ministri i Financave i Britanisë, George Osborne, i cili është në kontakt me homologët evropianë, guvernatorët e bankave qendrore, drejtorin menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, sekretarin e Thesarit amerikan dhe me shefat ekzekutivë të institucioneve kryesore financiare të Britanisë, ka thënë se vendi i tij është i përgatitur për t’u marrë me pasojat e daljes nga Bashkimi Evropian.

Osborne tha se është në kontakt të vazhdueshëm me guvernatorin e Bankës së Anglisë, Mark Carney, dhe se ka plane të menduara mirë. në kontakt me të gjithë të sipërpërmendurit ai është shprehur se "Kemi qenë të përgatitur për të papriturat dhe jemi të gatshëm të përballemi me çfarëdo që ndodh".

Sterlina britanike ka rënë edhe sot në tregjet e Azisë. Të premten, sterlina ka pasur rënien më të madhe njëditore kundrejt dollarit – në një fazë ajo ka rënë në 1,3236 dollarë. /albeu.com/
Shtuar më 27/06/2016, ora 11:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori