“Do dashuroni çmendurisht dikë që keni njohur së fundmi”, Horoskopi javor nga Paolo Fox: Çfarë premtojnë financat

DASHI/ Kjo javë mund t’ju gjejë të stresuar për shkak të një ish- të dashure shumë të ngjitur pas jush. Por kjo nuk ka rëndësi për ju, sepse keni gjetur dikë që bën t’ju rrahë zemra fort, një dashuri e re plot premtime, kështu që e kaluara është arkivuar. Mërkuri në shenjën e Virgjëreshës në fundjavë ju bën produktivë në punë dhe shumë ambiciozë. Tashmë jeni duke planifikuar një pushim të vogël dhe një udhëtim luksoz. Fjala kyçe e kësaj jave do të jetë: “I pangopur.”

DEMI/ Në ditët e para të javës do të hasni pengesa në punë, vonesa dhe do të përballeni me probleme të së kaluarës. Kujdes, sepse rrezikoni të pësoni një krizë histerie. Tregohuni vigjilentë dhe jini më të përqendruar në gjithçka që bëni. Mërkuri në shenjën e Virgjëreshës në fundjavë do të ndikojë për mirë dhe për ju. Në punë do t’jua njohin meritat dhe do t’i tregoni vendin një kolegu antipatik dhe mendjemadh. Në aspektin sentimental nuk do të keni impaktin që prisni. Shprehja kyçe e javës do të jetë: “Mërkuri ju ndihmon.”

BINJAKËT/ Jeni natyrë ekstravagante dhe ndonjëherë ndërhyni vend e pa vend, por partneri jua fal gjithmonë dhe kjo është arsyeja pse lidhja juaj zgjat. Këtë javë do të silleni me të butë dhe do të bëheni më sentimentalë. Në aspektin profesional do të merrni përsipër një detyrë, që do t’ju bëjë të ndiheni më të sigurt në vete. Gjatë fundjavës Mërkuri në shenjën e Virgjëreshës ju destabilizon. Yjet ju këshillojnë që të meditoni pak, në mënyrë që të gjeni veten. Shprehja kyçe e

GAFORRJA/ Mund të thuhet se do të çmendeni nga dashuria për dikë që e keni njohur rastësisht. Kjo njohje e re do të lërë në hije gjithçka tjetër, duke ju bërë të harroni detyrat e punës. Mërkuri në shenjën e Virgjëreshës gjatë fundjavës do t’ju ndikojë për mirë në aspektin profesional, ku do t’jua njohin meritat dhe do të përjetoni momentin tuaj të lavdisë. Ky hov i papritur në karrierë do t’ju bëjë të ndieni keqardhje për ata që ju kanë parë gjithmonë si të fundit në radhë. Shprehja kyçe e javës do të jetë: “Ambicie për karrierën.”

LUANI/ Këtë javë ndjenjat do të mbizotërojnë mbi arsyen. Keni një pëlqim shumë të madh për një koleg në punë, sa nuk lini rast pa shfrytëzuar për t’ia vënë në dukje. Në aspektin familjar një i afërmi juaj ka ankesa në lidhje me një trashëgimi. Thuajini të mos ndërhyjë më me anë të një personi të tretë. Mërkuri në shenjën e Virgjëreshës në fundjavë do t’ju ndikojë për mirë në aspektin profesional. Vërtet jeni njerëz praktikë, por ndonjëherë veproni me zemër. Fjala kyçe e javës është: “Mërkuri në harmoni.”

VIRGJËRESHA/ Këtë javë do të dini të shfaqni epërsinë tuaj, duke shkëlqyer në çdo fushë. Mos harroni se lajmet e mira përhapen shpejt. Do të tregoheni të zotë në punën tuaj, duke shfaqur aftësitë tuaja. Në fundjavë do të mund të relaksoheni me Mërkurin në shenjë. Nuk është e thënë që të jeni patjetër në shoqërinë e partnerit, prandaj mos u ndjeni në faj. Fjala kyçe e javës është: “Argëtohu.”

PESHORJA/ Jeni në gjendje t’i bëni për vete të gjithë me natyrën tuaj tërheqëse, por nëse jeni në një marrëdhënie të qëndrueshme, të cilën vendosni ta ndërprisni, mund të shkaktoni zemëratën e atyre që ju duan. Në aspektin financiar dhe profesional gjërat do të shkojnë më së miri dhe kjo do t’ju shërbejë si ngushëllim. Në fundjavë gjendja do të bëhet e mërzitshme, Mërkuri në Virgjëreshë nuk ka lidhje fare me natyrën tuaj krijuese, por do të keni mundësi të gëzoheni për sukseset tuaja në punë. Fjala kyçe e javës është: “Joshëse.”

AKREPI/ Tani mund të merrni frymë të lehtësuar dhe të angazhoheni më shumë në punë. Ndiheni të çliruar nga stresi dhe doni të bëni një rikthim të madh. Mundohuni të mos e shfaqni nervozizmin në sytë e kolegëve, sepse mund t’ju marrin me sy të keq. Në fundjavë, Mërkuri do të kalojë në shenjën e Virgjëreshës dhe do ta mbështesë edhe shenjën tuaj. Në punë do t’ju ofrohen mundësi të reja, të cilat nuk duhen humbur. Mos i harroni miqësitë e vjetra. Fjala kyçe e javës është: “Mërkuri mik.”

SHIGJETARI/ Miqtë e famshëm në rrethin tuaj shoqëror ju kanë në vëmendje. Punoni fort, sepse do t’ju njihen meritat. Në punë do të arrini rezultate të shkëlqyera, falë edhe intuitës suaj. Vëzhgojeni më nga afër partnerin, pasi po ju fsheh diçka. Me Mërkurin te Virgjëresha gjatë fundjavës, do të mund të planifikoni pushime të bukura dhe të lira. Kujdes të mos tregoheni obsesivë ndaj partnerit, përndryshe do të shkoni me pushime vetëm. Fjala kyçe e javës: “Miq të famshëm.”

BRICJAPI/ Në ditët e para të javës do të keni ndjesinë se asgjë nuk po ju shkon mirë. Një mik do të bëhet diçka më shumë për ju dhe do të kaloni net pasioni nën çarçafë. Jeni ironikë dhe të paskrupullt, por mos e teproni. Nëse jeni në çift prej disa kohësh, mund ta zemëroni partnerin. Fare mirë mund të vendosni të shkoni me pushime vetëm, dëshira për aventura është e madhe. Fjala kyçe e javës: “Mik special.”

UJORI/ Jeni të stresuar dhe këshillohet që të bëni një pushim. Jeni dyshues ndaj partnerit, ai nuk ju shikon më si më parë, por jeni edhe shumë posesivë dhe ata që ju duan nuk mund ta durojnë më posesivitetin tuaj. Yjet ju këshillojnë që të jeni më të qartë me veten, nëse doni ose jo që ta vazhdoni marrëdhënien tuaj. Mërkuri në Virgjëreshë gjatë fundjavës do të ndikojë që t’i keni më të qarta pozitat tuaja në ambientin e punës. Fjala kyçe e javës është: “Mërkuri aleat.”

PESHQIT/ Mendoni të bëni karrierë jashtë vendit, mundësitë nuk mungojnë, por ju keni njëfarë pasigurie në marrjen e një vendimi përfundimtar. Mërkuri te Virgjëresha do t’ju bezdisë dhe gjatë fundjavës do të filloni të debatoni me këdo dhe do t’i paragjykoni të gjithë pa dallim. Merrni disa ditë pushim, që të mund të ripërtërini forcat. Noti do t’ju rigjenerojë dhe do t’ju ringjallë forcat për t’u rikthyer më të fortë se kurrë. Fjala kyçe e javës do të jetë: “Mërkuri në prapavijë.”


Shtuar 24.07.2023 13:38