Ministrat e mbrojtjes se NATO-s mblidhen sot ne Stamboll
Albeu.com
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen do të kryesojë sot mbledhjen jozyrtare të ministrave të mbrojtjes që mbahet në Stamboll të Turqisë. Ai tha se ky takim në këtë takim ...... nuk do të bëhet fjalë për angazhime ushtarake, por nga anëtarët e aleancës do të kërkohet plotësimi i mangësive të misionit trajnues në Afganistan.

Burimet e afërta me NATO-n njoftojnë se pritet që në mbledhje të shqyrtohet edhe caktimi i një përfaqësuesi civil të aleancës në Afganistan.

Në agjendën e takimit të ministrave të mbrojtjes së NATO-s në Stamboll janë edhe emërimet në postet e dy zëvendësve të Sekretarit të Përgjithshëm, që janë të zbrazëta prej disa kohësh. Në Bruksel flitet se njëri prej zëvendësve të Sekretarit të Përgjithshëm do të mund të jetë një diplomat turk.

Kosova dhe përgatitja e një koncepti të ri strategjik të aleancës, si dhe furnizimi i përbashkët me disa armë nga pikëpamja e efikasitetit, janë po ashtu tema që do të diskutohen.
Shtuar më 04/02/2010, ora 17:26
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori