Çmimi Nobel në Shkencat Ekonomike shkon për “Teorinë e Kontratës”
Ka vazhduar dhe ditën e sotme ceremonia e ndarjes së çmimeve Nobel këtë radhë me kategorinë e Shkencave Ekonomike 2016.

Fituesit janë britaniket, Oliver Hart dhe Bengt Holmström për kontributet e tyre në “Teorinë e Kontratës”

Akademia e Nobelit vlerësoi kontributin e dy kërkuesve për aktmarrëveshjet afatshkurtra dhe afatgjata, në një kohë kur kontrata qëndron në thelbin e shoqërisë sonë.

Puna kërkimore e nobelistëve bazohet në analizat e aktmarrëveshjeve, përpilimin e tyre e bazuar në raportin performancë-pagesë si për drejtuesit ekzekutive ashtu dhe për punonjësit.

Sipas dy studiuesve për të përfituar eficencën maksimale, kontratat duhet të hartohen përmes një vendimmarrje të përbashkët mes punëdhënësit dhe punëmarrësit.

Gjithashtu dy ekonomistët kanë dhënë kontributin e tyre në procesin e kontraktimit të kompanive private për punët publike, hartimin e politikave, duke filluar që ka falimenti deri te strategjia e përpilimit te masave kushtetuese.

“Ekonomitë moderne mbahen në këmbë nga kontratat”, ishte argumenti zyrtar i dhënies së çmimit prestigjioz dhe, sa i takon mënyrës së funksionimit të tyre, instrumentet e reja teorike të zhvilluara nga Hart e Holmstrom konsiderohen tepër të vyera.

“E gjithë kjo është e një rëndësie kyçe, sepse hulumtimet e Hart dhe Holmstrom na ndihmojnë jashtëzakonisht shumë të kuptojmë këto lloj kontratash dhe institucionesh”, tha Per Stromnbers, kryetar i Komitetit të Nobelit në Ekonomi.

Ekonomistet Hart e Holmstrom do të përfitojnë një shumë prej afro 1 milion dollarë.

Më herët Akademia suedeze ka ndarë Nobelin ne fizike mbi format e çuditshme te materieve, atë në kimi për makinat molekulare, dhe atë në mjekësi për rigjenerimin e qelizave. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2016, ora 16:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori