Millosheviq u varros në Pozharevc
Albeu.com
Rreth 80 mijë njerëz morën pjesë në tubimin lamtumirës për Sllobodan Millosheviqin në Beograd. Mbështetësit e ish-presidentit jugosllav, i akuzuar për krime lufte dhe gjenocid, mbanin flamuj para parlamentit federal.Pas këtij tubimi, arkivoli me trupin e Millosheviqit, i mbështjellur me flamurin serb, u nis në drejtim të Pozharevcit. Millosheviq u varros në orët e vona të pasdites.

Ministri i Jashtëm serbo-malazez, Vuk Drashkoviq, ka vlerësuar se sot në Beograd, në përcjelljen e Millosheviqit, është mbajtur një miting për, siç ka thënë ai, "varrimin e popullit". "Nuk ishte siç thuhet varrim popullor por miting për varrimin e popullit. Të gjitha sheshet e Beogradit do të ishin të ngushta për t'i zënë të gjitha viktimat e Millosheviqit, dhe të vrarët, të sakatuarit dhe të pastrehët të shpërndarë nëpër botë, që i ka shkaktuar sundimi i tij", ka thënë Drashkoviq. rfe
Shtuar më 19/03/2006, ora 13:39
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori