Millosheviçi do të varroset në Serbi
Albeu.com
Familja e ish-presidentit jugosllav, Slobodan Milloseviç, ka vendosur që ai të varroset në vendlindjen e tij, Serbi. Me këtë i është dhënë fund spekulimeve disaditore për vendvarrimin e z. Millosheviç.Avokati i z. Millosheviç, Zdenko Tomanovic, u tha gazetarëve në Hagë se familja dëshironte që funerali të zhvillohej në Beograd.

"Do të doja t'ju informoj se djali i z. Millosheviç sapo ka njoftuar Gjykatën e Hagës se funerali i atit të tij do të zhvillohet në Beograd," tha ai.

Të mërkurën pritet pritet që trupi I z. Millosheviç nga Haga, ku ai vdiq, të dërgohet në Beograd.

Më herët, një gyjkatë në Serbi pezulloi një urdhër arrest për bashkëshorten e z. Millosheviç, Mira Markovic, që është në mërgim në Rusi, duke hequr kështu pengesën për rikthimin e saj në Serbi.

Konflikt

Lajmi se trupi i z. Millosheviç do të kthehet në Serbi u njoftua të mërkurën në mbërmje në televizionin shtetëror serb nga Milorad Vuçeliç, një mik i vjetër dhe ish-president i partisë së tij.

Që kur u njoftua vdekja e z. Millosheviç ditën e shtunë, janë zhvilluar negociata të vështira mes zyrtarëve të partisë socialiste në emër të familjes së z. Millosheviç dhe Këshillit Bashkiak të Beogradit që administron varrezat e qytetit.

Vendi i parë për varrimin, i propozuar nga këshilli, për partinë ishte i papërshtatshëm.

Ata kërkuan një copë toke të përshtashme, sipas tyre, për një funeral të madh dhe të lehtë për t'u vizituar nga ata që do të dëshironin ta vizitonin varrin në të ardhmen.

Trupi i z. Millosheviç pritet të mbërrijë në Beograd të mërkurën pasdite, por ende nuk dihen hollësi për ceremoninë e varrimit. bbc
Shtuar më 15/03/2006, ora 11:44
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori