Militantët e ISIS kanë rrëmbyer rreth 300 ish-ushtarë irakianë në Mosul
Kombet e Bashkuara kanë deklaruar se militantët e ‘Shtetit Islamik’ kanë rrëmbyer afro 300 ish-ushtarë të Irakut, afër qytetit të Mosulit.

Sipas OKB militantët e IS-it kanë detruar afro 1,500 familje nga qyteti Hamam al Alil, që të lëvizin në Mosul.

“Duket se njerëzit janë lëvizur ose rrëmbyer me dhunë dhe synimi është që ose të përdoren si mburojë njerëzore ose, varësisht nga lidhjet e tyre të perceptuara, të vriten”, tha Ravina Shamdasani, zëdhënëse e Komisionarit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, gjatë një fjalimi sot në Gjenevë.

Afro 100 ish-ushtarë irakianë ishin rrëmbyer më 3 nëntor nga fshati Mawali, që është 20 kilometraa në perëndim të Mosulit.

195 ushtarë të tjerë u rrëmbyen në periudhën prej 1 e deri më 4 nëntor në fshatrat e rajonit, Tal Afar.

Shamdasani tha se fati i civilëve është ende nuk dihet./albeu.com/
Shtuar më 08/11/2016, ora 19:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori