Militanti i ISIS-it hedh veten aksidentalisht në erë (VIDEO)

Ky është momenti kur një nga militantët e ISIS bie vetë pre e kurthit që po ngrinte.

Bomba që po përpiqej të vendoste në rrugë shpërtheu aksidentalisht para kohe.

Ngjarja ka ndodhur në perëndim të Mosulit, ndërsa ai është filmuar nga një njësi e Forcave Ajrore të Irakut në Badush.
Në pamje shihet momenti kur militanti i ISIS vendos bombën në rrugë, por një gabim i tij ka sjellë shpërthimin duke e hedhur atë në ajër.

Ushtria e Irakut pretendon se përmes këtyre pamjeve vërtetohet përparimi që kanë bërë në qytet kundër ISIS./albeu.com/

Shtuar më 10/03/2017, ora 22:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori