Militanti i arrestuar i ISIS pranon se ka vrarë qindra njerëz dhe ka përdhunuar mbi 200 femra

Një luftëtar i ISIS-it i arrestuar nga forcat e sigurisë ka marrë përsipër vrasjen e qindra njerëzve dhe përdhunimin e më shumë se 200 femrave.

Militanti Amar Hussein, raportohet të ketë përshkruar rrugën nga shtëpia e tij në Irak duke përdhunuar e femra jazide dhe të minoriteteve të tjera.

Ai gjithashtu ka treguar se si ka vrarë rreth 500 persona, me heqje koke dhe pushkatim.
Pavarësisht krimeve të tij të tmerrshme, Amar duket të mos jetë penduar, duke thënë se veprimet e tij konsiderohen ‘normale’ në mesin e grupit terrorist.

21 vjeçari ka treguar se si ai dhe luftëtarët e tjerë i kanë çuar viktimat e tyre në shkretëtirë, ku edhe i kanë vrarë.

“I ulnim në gjunjë, u mbyllnim sytë dhe i qëllonim me plumb në kokë”, vazhdon rrëfimi i tij. /albeu.com/

Shtuar më 18/02/2017, ora 21:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori