Milioneret bullgare jane pasuruar me se shpejti ne BE
Albeu.com
Milionerët bullgarë janë pasuruar më së shpejti dhe më së shumti krahasuar me vendet tjera të BE-së, shkruan sot gazeta bullgare “Monitor”, duke iu referuar të dhënave të Zyrës evropiane Statistikore, Eurostat.
Bullgaria është rekorderja absolute për shtresim në BE. Gjatë vitit 2005, dallimet midis të pasurve dhe të varfërve ishte 3.5 herë, ndërsa gjatë vitit 2008 u rrit për 6.5 herë.

Eurostati nuk bëri të ditur se si dhe me çfarë biznesi janë pasuruar bullgarët për vetëm 4-5 vjet.

Me gjithë krizën e depozitave në llogari, bullgarët në periudhën prej janarit deri në mars kanë rritur depozitat për 202.5 milionë levë, përkatësisht mbi 100 milionë euro.

Sipas Bankës Kombëtare të Bullgarisë, vetëm për tre muaj, nga janari deri në mars, janë regjistruar 35 të pasur të rinj, pasi që depozitat e tyre në banka tejkaluan një milionë levë, përkatësisht mbi 500 000 euro.
Shtuar më 31/05/2010, ora 15:10
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori