Mike Pence, Rusisë: Jeni në anën e gabuar të historisë
Pëlqej
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë një konference për media, ka thënë se Rusia është rreshtuar gabim, kur është pyetur se cilat janë komentet e tij për qëndrimet e Rusisë në raport me Sirinë.

“Rusisë i them se jeni në anën e gabuar të historisë”, ka pohuar Pence.

“Është koha për Rusinë që ta marrë mesazhin që e dha mbrëmë Donald Trump. Ju njiheni nga shoqëria të cilën e mbani”.

“Dhe Rusia ishte pajtuar të jetë garantues e marrëveshjes për largimin e armëve kimike dhe tani shohim brutalitetin e këtij monstrumi në Damask dhe kuptojmë se Rusia e ka mbështetur këtë regjim brutal”.

“Është koha që Rusia të na bashkohet kundër këtij regjimi. Sepse Rusia dhe Irani janë në anën e gabuar të historisë”. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2018, ora 22:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori