Mike Pence do të drejtojë ekipin e Trump gjatë kalimit të pushtetit
Zëvendëspresidenti i zgjedhur, Mike Pence do të drejtojë ekipin e Trump gjatë kalimitpushtetit.

Lajmin e bën të ditur New York Times që citon disa burime afër ekipit të tranzicionit.

Trump kërkon të përdorë eksperiencën që Pence ka pasur në Uashington për një kalim pushteti të lehtë.

Ndërsa më herët gjatë ditës, ekipi i Donald Trump paraljamëroi Barak Obamën, në vigjilje të udhëtimit të tij fundit si President në Evropë, që të mos bëjë hapa të rëndësishme në politikën e jashtme gjatë tranzicionit pasi mund të “Dërgojë sinjale kontradiktore”.

“Rreth çështjeve të mëdha, transformuese, për të cilat presidenti Obama dhe ai i zgjedhur kanë kontradita, nuk mendoj se i shërben për mirë kalimitpushtetit ndonjë tentativë për të vepruar kundër qëndrimeve të Trump”.

Kështu është shprehur për mediat vendase një këshilltar i presidentit të sapozgjedhur të Shteteve të Bashkuara.

Ky paralajmërim është lëshuar në vigjilje të udhëtimit në Gjermani, ku Obama do të marrë pjesë në një samit me Holonde, Merkel, Renci, Rahoi dhe Mej.

Atje presidenti Amerikan pritet të konfirmojë bashkëpunimin me Evropën dhe NATO-n. /albeu.com/

Shtuar më 11/11/2016, ora 21:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori