EMRI/ U përplas rëndë nga kamioni në Milot, humb jetën këmbësorja

Mbrëmjen e sotme një zonjë u përplas rëndë nga një kamion në aksin rrugor Milot – Rrëshen. Pas ngjarjes ajo u dërgua në spitalin e Traumës me dëmtime të rënda, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Mësohet se viktima e aksidentit është identifikuar si Delina Cera, rreth 50 vjeç.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 8.02.2022 20:21