Brentford i poshtëroi me rezultat të thellë, Ten Hag: Skuadra të marrë përgjegjësinë

Manchester United humbi dje me një rezultat poshtërues 4-0 përballë Brentford.

Pas ndeshjes, Ten Hag foli për “Sky Sports” duke thënë: “Është e vështirë për mua, është e habitshme kur e fillon kështu. Në 35 minuta pësuam katër gola. Skuadra duhet të marrë përgjegjësinë. Më vjen shumë keq për tifozët. Ata bënë gjithçka për të na mbështetur, por ne i zhgënjyem.

Duhet të merrni përgjegjësi në fushë si ekip dhe si individë, kjo është ajo që ne nuk bëmë. Ajo që u kërkova atyre të bëjnë është të luajnë me besim dhe të marrin përgjegjësi për performancën. Ne duhet të punojmë për këtë. Trajneri është gjithashtu përgjegjës. Ai ka përgjegjësinë kryesore dhe unë do ta marr atë dhe do të punoj për këtë”, është shprehur Ten Hag.

Manchester United pëson kështu humbjen e dytë radhazi, pasi në ndeshjen hapëse u mund në shtëpi me rezultatin 1-2 nga Brighton./ h.ll/albeu.com


Shtuar 14.08.2022 09:51