Mijëra jetë të humbura, rëndohet bilanci global
Mbi shtatëqind mijë persona janë infektuar me COVID-19. Gjithsej 702.348 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në SHBA, me 131.403 pacientë deri më tani, ndërsa pas saj radhiten Italia me 97.689 raste dhe Kina me 81.439.

Pas tyre vijojnë Spanja me 78.799 pacientë, Gjermania me 60.659, Irani me gjithsej 38.309 raste deri më tani, Franca me 37.575, Britania me 19.552, Zvicra me 14.829 raste, Holanda me 10.866 dhe Belgjika me 10.826 raste me COVID-19.

Vendet në fjalë janë të vetmet që kanë tejkaluar shifrën 10 mijë me të infektuar nga virusi. Deri më tani, në mbarë botën jetën kanë humbur 33178 njerëz.


Shtuar më 29/03/2020, ora 22:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori