Mihai Tudose emërohet kryeministër i Rumanisë
Presidenti rumun, Klaus Lohannis emëroi ministrin e Ekonomisë në ikje, Mihai Tudose si kryeministër të ri, me propozim të Partisë Socialdemokrate në pushtet.

Mihai Tudose, jurist 50-vjeçar, ka dhjetë ditë në dispozicion për të marrë një votëbesimin nga Parlamenti mbi ekipin e tij dhe programin.

Ai do të pasojë Sorin Grindeanu, që u rrëzua javën e kaluar nga PSD-ja, më pakë se gjashtë muaj pasi morri funksionet. /albeu.com/
Shtuar më 26/06/2017, ora 22:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori