Biden e bën sërish, pengohet nëpër shkallët e avionit (VIDEO)

Presidenti amerikan Joe Biden pati një tjetër incident të vogël teksa përfundonte udhëtimin e tij tre-ditor në Evropë, i cili përfshinte një vizitë të fshehtë në Ukrainë dhe një ndalesë pasuese në Poloni. Këtë herë presidenti 80-vjeçar amerikan është rrëzuar nga shkallët e avionit.

Të martën, bashkëpunëtorja e presidentit amerikan, teksa zbriste nga Air Force One, humbi ekuilibrin, për pasojë u rrëzua përtokë.

Skena u përsërit, por pak më ndryshe, me protagonist vetë presidentin amerikan. Biden po ecte shkallëve për të hipur në aeroplan dhe pak para se të arrinte te porta ai u ndal.

Ai nuk kishte askënd në krah, por nuk kishte nevojë, pasi u ngrit pothuajse menjëherë dhe lëvizi me shpejtësi brenda në avion.

Kujtohet se udhëtimi për presidentin 80-vjeçar kishte një fluturim të fshehtë, një natë pa gjumë dhe një udhëtim 10 orësh deri në kufirin e Polonisë dhe Ukrainës me tren.

Nuk ishte hera e parë që presidenti amerikan pengohet në shkallët e Air Force One. Rënia e tij e parë ishte vetëm dy muaj pas marrjes së detyrës, ndërsa qershorin e kaluar u rrëzua nga biçikleta. /albeu.com


Shtuar 22.02.2023 19:33

Tags: , ,