Michelle Obama: Çdo grua që votoi kundër Clinton, votoi kundër zërit të saj!
Pëlqej
Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara Michelle Obama ka kritikuar gratë që votuan presidentin Donald Trump.

“Çdo grua që votoi kundër Hillary Clinton, votoi kundër zërit të saj,” u shpreh Obama.

Këtë koment, ish-Zonja e Parë, e cila ka qëndruar e distancuar nga tensionet politike që pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, e bëri nga një konferencë në Boston.

Ajo reflektoi mbi zgjedhjet presidenciale të 2016 si një shembull për t’i qëndruar besnike “vetes së saj autentike”.

Obama vijoi se shumë amerikanë vendosën nëntorin e kaluar se zëri i Trump ishte “zëri më i vërtetë për ta”.

Pavarësisht kritikave për votueset e Trump, ish-Zonja e Parë tha se ajo dëshiron që presidenti të jetë i suksesshëm. “Ne duam që presidenti aktual të ketë sukses sepse ne jetojmë në këtë vend. Ai është udhëheqësi ynë, ai është votuar.”

Vetëm 54% e grave votuan për ish-kandidaten demokrate Clinton, e cila humbi zgjedhjet, ndërkohë që 52% e grave të bardha votuan për kundërshtarin e saj republikan. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2017, ora 18:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori