Michela Biancofiore jep dorëhqjen pas 24 orëve
Michela Biancofiore ka dhënë dorëheqjen pas 24 orëve pasi u emërua në detyrën e ministres së Shanseve të Barabarta. Anëtarja e kabinetit qeveritar në Itali dha dorëheqjen pasi në një deklaratë për homoseksualët , theksoi se ata favorizojnë diskriminim, duke u "izoluar në komunitetin e tyre".

Pas kësaj deklarate, grupet e të drejtave të njeriut e akuzuan menjëherë për homofobi dhe duke kërkuar ndjesë nëse deklaratat e saj kishin ofenduar dikë, Biancofiore pranoi se nuk mund të qëndronte më në detyrën që sapo i ishte caktuar.

Ky ndryshim në kabinet është pengesa e parë në punën tepër të vështirë që parashikohet të ketë kryeministri i ri Enrico Letta. Nga ana e saj, Biancofiore do të ricaktohet në një detyrë shtetërore, në Ministrinë e Pushtetit Vendor. /albeu.com/
Shtuar më 06/05/2013, ora 11:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori