"Metro" e Nju Jorkut: Erdogan jashtë!

Pëlqej
Një nga gazetat me tirazhin më të madh në Nju Jork, “Metro”, e cila shpërndahet në metronë e këtij qyteti, në faqen e parë, atë të fundit dhe në faqet e brendshme, i ka kushtuar një rëndësi të veçantë vizitës së Presidentit të Turqisë, Rexhep Tajjip Erdogan, duke kundërshtuar vizitën e tij.

Nën titullin “Nuk jeni i mirëpritur!”, “Metro ka rradhitur të gjitha zhvillimet e ndodhura gjatë viteve të fundit në Turqi, duke nënvizuar faktin se “Turqia, dikur një demokraci shpresëdhënëse, sot është shndërruar në një vend diktatorial”.

Metro”, një e përditshme me tirazh të madh, e cila shpërndahet në metronë e Nju Jorkut, ku çdo ditë 6 milionë persona udhëtojnë me metro, në formën e njoftimit të Human Rights Foundations ka renditur një listë me zhvillimet negative që kanë ndodhur në Turqi vitin e fundit; mbylljen e 195 mediave, mbylljen e 2099 shkollave dhe universiteteve, pushimin nga puna të rreth 147 mijë nëpunësve, burgosjen e 59 mijë personave, burgosjen e mbi 300 gazetarëve dhe fuqizimin e pushtetit të Presidentit.

Gazeta në faqen e para ka zgjedhur titullin “Erdogan Out!” dhe vë theksin në faktin se diktatorët nuk duhen lejuar në asnjë vend demokratike dhe në mënyrë kategorikë, diktatorët nuk duhet të mirëpriten në Shtetet e Bashkuara të Amërikës! /panorama/
Shtuar më 20/09/2017, ora 21:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori