"Mësuesja e keqe", 3 nxënëse në SHBA planifikojnë ta helmojnë
Tre nxënëse në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë planifikuar dhe tentuar të helmojnë mësuesen e tyre, e cila "ishte shumë e keqe". Vajzat e klasës së tretë, vetëm nga 9 vjeç, nisur nga fakti se mësuesja e tyre ishte alergjike ndaj një lloj dezinfektuesi për duart, kanë menduar ta helmojnë atë. Nxënëset e një shkolle fillore në SHBA, kishin bërë plan që të lyenin disa objekte të klasës më produktin ndaj të cilit mësuesja ishte alergjike, në mënyrë që pasi të prekte këto objekte mesuesja të sëmurej.

Dezinfektanti i lëngshëm, ndaj të cilit mësuesja ishte alergjike, përdoret për të pastruar duart në mungesë të ujit.

Por plani i vajzave fatmirësisht u ndalua, pasi disa nxënës të klasës zbuluan këtë fakt, duke i trguar prinderve të tyre.

Pas kësaj ngjarje, drejtuesit e shkollës vendosën ta zgjidhnin këtë çështje sipas rregullave të brendshme të institucionit, duke mos u marrë masa ndaj tre nxënëseve. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2015, ora 16:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori