U përfol se Shqipërisë do t’i rikthehen vizat, reagon Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmeve që po qarkullojnë se Shqipërisë do t’i rikthehen vizat dhe se këtë e ka kërkuar Presidenca Çeke. Rama shkruan në Twitter se, vizat nuk kanë gjasë të vihen.

Reagimi i Ramës

Të gjithë e dinë se kujt i është vënë viza në Shqipëri, askush mos çuditet si e qysh përhapet thashethemi se BE-ja do kthejë regjimin e vizave! Nongrata nuk ka shans të hiqet, vizat nuk ka gjasë të vihen dhe opozita e rublave sado të japë shpirt s’ka për të hequr dorë #RublaÇorba


Shtuar 18.10.2022 18:32