Rudina Magjistari dhe partneri i saj vizitojnë qytetin e lashtë, moderatorja ndan fotot e rralla (FOTO LAJM)

Rudina Magjistari është një nga moderatoret më të dashura për publikun. Prej disa dekadash ajo nuk ka bërë asnjëherë mungesë në ekran, dhe gjithmonë ka qenë pranë publikut me programin e saj të pasdites.

Shumë njerëz i ka marrë në intervistë, por vetë ka qenë gjithmonë e rezervuar për jetën e saj private.

Por së fundmi, teksa po shijon disa ditë pushimi në Egjiptin e largët, Rudina ka vendosur të ndajë disa fotografi, si rrallëherë me bashkëshortin e saj.

Një vizitë e këndshme e përmbledhur në një minialbum fotografik, në rrjetin e saj social “Instagram”.