Mesjetë në Turqi: Nëna arrestohet në krevatin e lindjes, vogëlushi lihet të vdesë nga kanceri në tru (FOTO & VIDEO)

Furkani ishte 12-vjeç kur doktorët i thanë se i kishin mbetur "vetëm 30 ditë jetë" nëse nuk kurohej nga kanceri në tru, i cili po avanconte me shpejtësi.

Me të marrë lajmin e kobshëm, prindërit gjetën një spital në Kubë, i cili merrte përsipër kurimin e djalit, raporton Haberdar, përcjell Albeu.com.

Pasi u bënë gati për udhëtimin që do t'i shpëtonte djalin, ata përballen më një surprizë që do t'i ndryshonte jetën: Policia nuk i la të largoheshin nga Turqia pasi pasaportat u ishin anuluar.

Thirrjet e dëshpëruara të dy prindërve për të lejuar të paktën djalin që të dilte nga Turqia në mënyrë që të kurohej ranë në vesh të shurdhët të autoriteteve duke rezultuar kështu me lajmin e hidhur gjatë ditës së djeshme.

Furkani ndërroi jetë!

Atij nuk iu dha një shanc për jetën pasi prindërit ishin në listën e mijëra qytetarëve turq që po përjetojnë përndjekjen e autoriteteve turke pas grushtit të dështuar të shtetit në 15 korrik.

E gjithë kjo histori e dhimbshme është rrefyer nga gazetari turk Sitki Ozcan nëpërmjet një postimi në Twitter.

Ndërkohë, një tjetër video bëri xhiron e internetit gjatë ditës së djeshme në Turqi, ku policia arrestoi një grua, e cila sapo kishte lindur duke e marrë me karrike me rrota për t'a dërguar në komisariat. /Albeu.com/


Shtuar më 08/02/2017, ora 15:06
Tage: turqi

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori