Mesiq: Dodik është një Millosheviq i ri
Albeu.com
Presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, ka deklaruar për gazetën gjermane “Spiegel” se, presidenti i Republikës serbe të Bosnjës, Millorad Dodik, është një “Millosheviq i ri”, ndërsa ia ka tërhequr vërejtjen Evropës për mundësinë e një lufte të re në Ballkan.Mesiq ka thënë se një konflikt i ri i përgjakshëm në Ballkan, në rastin më të keq, do të mund të sillte deri te pasojat që nga Bosnja e Hercegovina të mbetet një shtet i vogël myslimanë rreth Sarajevës, që do të ishte “Palestinë evropiane dhe bazë e terrorizmit”.

Duke e quajtur Dodikun “Millosheviq të ri”, Mesiq ka thënë se vepra e tij - Republika serbe e Bosnjës, e themeluar mbi spastrimin etnik dhe gjenocidin – ende po jeton.

Ai ka thënë se Dodik është duke e zbatuar të njëjtën politikë sikur pushtetari i dikurshëm në Beograd, pasi që përherë është duke e kërcënuar bashkësinë ndërkombëtare se nëpërmjet referendumit do të kërkojë ndarjen e Bosnjës dhe Hercegovinës. /Telegrafi/
Shtuar më 11/10/2008, ora 02:00
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori