Mesic: Do emerojme nje politikan qe ka mbeshtetje per qeverine e re
Albeu.com
Duke komentuar procedurën për zgjedhjen e qeverisë së re, presidenti kroat Stipe Mesiç deklaroi se ka një afat 30-ditor për të gjitha konsultimet e domosdoshme, përpara se të vendosë se kujt do t'ia japë mandatin.Mesiç theksoi se do t'ia japë mandatin një politikani, i cili ka mbështetjen e shumicës në parlamentin kroat. Mesiç nuk komentoi kompetencat e zëvendëskryeministres, Jadranka Kosor për marrjen e funksionit të kryeministres. Kosor është propozuar nga Ivo Sanader, i cili pardje dha dorëheqjen, për marrjen e postit të kryministrit. Më 1 korrik, kryeministri kroat, Ivo Sanader dha dorëheqjen nga funksioni i shefit të qeverisë dhe lider i Partisë Demokratike Kroate qeveritare (HDZ). Si motiv për dorëheqjen ai theksoi shkaqe personale duke shtuar se nuk bëhet fjalë për sëmundje ose largim nga problemet.
Shtuar më 03/07/2009, ora 17:42
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori