Mesdheu, "varreza" e emigrantëve afrikanë që synojnë Europën
Mesdheu është kthyer serish në një varrezë për emigrantët afrikanë që synojnë të mbërrijnë në Europë përmes Italisë.

Një varkë e papërshtatshme për lundrim është mbytur gjatë rrugëtimit nga brigjet e Libisë drejt Italisë përmes Mesdheut.

Sipas Rojës Bregdetare italiane, e cila po zhvillon kërkimet, 8 trupa janë rikuperuar nga ujërat e detit Mesdhe, ndërsa 4 persona janë arritur të shpëtohen, por dyshohet për 100 pasagjerë të zhdukur që mendohet se kanë vdekur.

Ngjarja ka ndodhur mes Libisë dhe Italisë, vetëm 50 km larg brigjeve të shtetit afrikan, ndërkohë që errësira i vështirësoi përpjekjet për kërkimin dhe shpëtimin e viktimave.

Numri i emigrantëve që udhëtojnë drejt Europës nga toka ka rënë që prej pikut të krizës së tyre në fund të vitit 2015, por rrugët e paligjshme detare mbeten ende tejet të rrezikshme. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2017, ora 14:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori