Mesazhe solidaritetiTurqisë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen në deklaratën me shkrim dënoi me forcë sulmet terroriste në Hakkari dhe Bitlis duke reaguar me fjalët: “Akte të tilla dhune nuk mund të kenë asgjë legjitime”.

Rasmussen deklaroi se aleatët e NATO-s janë në solidaritet me Turqinë në luftën e saj me terrorin.

Sulmet terroriste i dënoi edhe Përfaqësuesja e Lartë Bashkimit Evropian për Politikë të Përbashkët të Jashtme dhe Siguri, Baronesha Ketin Eshtën (Catherine Ashton).

“Synimet politike nuk mund të legjitimojnë gjakderdhjen”, nënvizoit Eshtën, dhe theksoi se do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë Turqisë në luftën e saj me terrorin.

Kurse Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Vestervele (Westerwelle) shprehu keqardhjen e tij për sulmet dhe shqetësimin që ndjen nga përshkallëzimi i ngjarjeve të dhunshme.

Mesut Barzani, kreu i qeverisjes rajonale në veri të Irakut, e thirri në telefon Kryeministrin Rexhep Tajip Erdoan dhe i përcolli ngushëllimet. Barzani në këtë bisedë telefonike tha se sulmi kishte në shënjestër vëllazërinë turko-kurde.

Sipas lajmeve që vijnë pas bombardimeve që kanë bërë avionët luftarakë turq në malin Kandil ka nisur boshatisja e fshatrave malore në këtë zonë.

Një reagim ndaj sulmit të pabesë të organizatës terroriste erdhi edhe nga Republika Turke e Qipros së Veriut.

Presidenti Erollu (Eroğlu) e dënoi me forcë sulmin dhe tha: "Kriminelët e kapur nga paniku i pret një fund i tmerrshëm, do të mbyten në gjakun që kanë derdhur”.

Kurse Kryeministri i Republikës Turke të Qipros së Veriut, Irsen Kyçyk, tha: “Populli turk nuk do t’u lërë shteg atyre që presin ndihmë nga terrori”.

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Alijev tha se sulmi i pabesë është pritur me një urrejtje të madhe në vendin e tij dhe shtoi se në mesazhin dërguar Presidentit Gyl e dënojnë me forcë terrorin dhe do të japin çdo përkrahje dhe mbështetje për të luftuar terrorin.

Shoqata e Miqësisë Rinore Turqi-Azerbajxhan organizoi në Baku një manifestim proteste ndaj sulmit të terroristëve.

Sulmi i pabesë i zuri një vend të gjerë edhe në shtypin ndërkombëtar.

Gazeta “Wall Street Journal” nënvizoi se ky është sulmi i dytë më i madh që ka bërë organizata që nga viti 1984 e këtej, kur dhe nisi organizimin e akteve terroriste.

Rrjeti britanik BBC nxori në pah fjalët e Presidentit Abdullah Gyl: “Ata që na kanë shkaktuar këtë dhimbje të madhe do të përballen me një dhimbje shumë herë më të madhe se kjo”.

Menjëherë pas sulmit avionët luftarakë turq bombarduan malin Kandil. Organizata terroriste është përgjegjëse për vdekjen 45 mijë personave në 20 vitet e fundit, bëri të ditur televizioni iranian.

Kurse në institucionet e tjera ndërkombëtare mediatike dolën në pah lajmet: Turqia ka organizuar operacione ajrore dhe tokësore në veri të Irakut, Kryeministri Erdoan anuloi vizitën në Kazakistan dhe drejtoi një takim të jashtëzakonshëm poër terrorin me ministrat e punëve të brendshme dhe të mbrojtjes, kurse Ministri i Punëve të Jashtme, Davutollu, anuloi vizitën e planifikuar në Serbi.
Shtuar më 20/10/2011, ora 12:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori