“Mes orgjive e drogës, sheikët shpenzojnë 65 mijë £ për një vajzë”
Një rrëfim tronditës është bërë nga një i ri, që punonte si ndërmjetës i vajzave që shkonin me sheikët arabë. Për “The Sun”, ai ka rrëfyer jetën e shthurur të sheikëve, duke u shprehur se ata bëjnë një jetë të çmendur mes drogës dhe seksit.

Duke u nisur nga vdekja e sheikut Khalid Al Qasimi, i riu është shprehur se jeta e shthurur e djemve arabë kalon mes orgjive, jahteve luksoze, drogës dhe prostitutave.
I riu, i cili ka preferuar të mbetet anonim, tregoi se miliarderët e “arit të zi” paguajnë deri në 65 mijë paund në natë për të shkuar me vajzat që duan.

Ai shton gjithashtu se gjithçka duhej të mbahej e fshehtë, pasi kjo gjë është e ndaluar në vendin e tyre. Duke treguar për procesin e zgjedhjes, ai shton:

“Ata thjesht japin porosinë. Shohin një vajzë që pëlqejnë dhe më dërgojnë profilin e saj. Është kaq e thjeshtë. Ata i gjejnë vajzat ose nga miqtë e tyre, që i kanë rekomanduar, ose marrin ato që njihen për këtë lloj biznesi. Unë flas me vajzën, i jap çmimin, datën, vendndodhjen. Ky biznes po lulëzon.”

Personi anonim tha se ka njohur një djalë që ka paguar 65 mijë paund për të fjetur një natë më një vajzë që kishte njohur në Instagram dhe sipas tij, ishte i çmendur pas saj.
“Aty nuk përdoret vetëm kokainë, por dhe ekstazë, perzierje me Viagra në këto festa seksi, që mund të vazhdojnë për më shumë se 36 orë”, tha ai.

Mes tyre që e humbasin nëpër festa, ishte dhe Al Qasimi, i cili dyshohet të ketë vdekur si rezultat i mbidozës nga droga.
Shtuar më 11/07/2019, ora 15:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori