Mes Gjermanisë dhe Polonisë ka mosmarrëveshje për gazin rus
Pëlqej
Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe homologu polak shprehën sot mosmarrëveshjet për çështjen strategjike të tranzitit të gazit rus drejt Europës gjatë një vizite që synonte përmirësimin e marrëdhënieve të vështira mes dy vendeve.

“‘Duhet ta themi qartë, ne kemi mosmarrëveshje për ‘Nordstream 2′”, deklaroi kancelarja gjermane përsa i përket projektit të gazjellësit, që lidh direkt Rusinë me Gjermaninë dhe Europën duke anashkaluar Ukrainën, gjë që shqetëson shumë Europën Lindore.

Gazsjellësi “Nordstream” që kalon në veri nga deti Balltik është konsideruar nga Gjermania, ekonomia e parë evropiane, si kryesor për furnizimin me energji.

Ai është zhvilluar nga gjiganti rus “Gazprom” dhe pesë grupe europiane, francezi Engie, gjermanët Uniper (ish-EON) dhe Wintershall (BASF), austriaku OMV dhe anglo-holandezi Shell.

Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schröder ka luajtur aty një rol kyç.

Angela Merkel ka vlerësuar meritat duke nënvizuar se bëhej fjalë për një projekt ekonomik që nuk përbën rrezik dhe që do të ndihmonte në diversifikimin e burimeve të furnizimit me gaz.

Ukraina do të përjashtohet nga kjo rrugë tranziti”, theksoi kryeministri polak, nacionalisti konservator Mateusz Morawiecki duke shtuar se kjo përbën rrezik të mëdh politik.

“Sot, Ukraina është relativisht e sigurt, sepse ajo kontrollon një korridor të furnizimit me gaz natyror drejt Europës Qendrore”, nënvizoi ai.

“‘Por, nëse ‘Nordstream 2’ është ndërtuar dhe kalimi i gazit nëpëmjet Ukrainës ndërpritet, atëherë Rusia mund të ‘sulmojë të gjithë Ukrainën'”, shtoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2018, ora 19:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori