"Merr mobiljet e tij të gjumit, kudo që shkon", zakonet e çuditshme të Princit Charles
Në librin e tij të ri, “Princi Rebel: Fuqia, Pasioni dhe Dëbimi i Princit
Charles”, autori Tom Bower zbulon shumë për marrëdhëniet e tij me Camilla Parker-Bowles dhe bijtë e tij,
Princin William dhe
Princin Harry.
Në libër gjithashtu, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, zbulohen detaje të
brendshme për prindërit e tij, Mbretëreshën Elizabeta II dhe
Princin Filip.
Por përtej çështjeve të
brendshme të
Charles dhe familjes së tij, libri ekspozon disa zakone shumë të veçanta për
princin gjithashtu.
Dhe një ndër to është edhe fakti se
Charles merr mobiljet e tij të gjumit, kudo që shkon.
“Stafi mbështjell shtratin e tij ortopedik, peshqirët e freskët, radion, një krahë mbathje, ulësen e tij të tualetit, rrotullat e letrës higjienike,…”.
Gjithashtu, siç është thënë më tej, ai ndryshon rrobat e tij deri në pesë herë në ditë, me ndihmën e katër “shërbyesve”.
Në mesin e 124 anëtarëve të stafit të tij, tre shërbëtorë, një sekretar privat, një daktilograf, një kuzhinier dhe disa truproje, bashkohen me të, sa herë që lë një nga gjashtë vendbanimet e tij.
Veç këtyre, ai refuzon të udhëtojë pa aeroplanin e tij privat ose helikopterin dhe lehtë mund të shpenzojë në udhëtimet ditore.
Në vitin 2006, ai njoftohet se përdorte trenin mbretëror për të udhëtuar në Penrith (me një kosto prej 37,000 dollarë të Zelandës së Re) vetëm për të vizituar një pijetore.
Shtuar më 27/03/2018,
ora 10:08