Merr fund ëndrra e të riut për të studiuar në universitetin e më të mirëve, shokët e "godasin" pas shpine
Një i ri palestinez, i cili fitoi bursë studimi në Universitetin e Harvardit është kthyer sërish në Liban pasi iu refuzua hyrja në ShBA. Arsyeja janë postimet e miqve në rrjete sociale.

Pasi arriti në aeroportin e Bostonit, Ismail Ajjaëi tha se u mor në pyetje për disa orë. 17-vjeçari deklaroi se zyrtarët e emigrimit i refuzuan vizën pasi kontrolluan telefonin dhe laptopin e tij.

"Pasi mbaruan kontrollin prej pesë orësh, më thirrën në një dhomë dhe filluan të më bërtisnin. Thanë se në listën e miqve të mi, gjetën njerëz që shprehnin qëndrimet e tyre kritike kundër politikës së ShBA-së", tha ai për gazetën "Harvard Crimson".

Edhe pse tha se nuk kishte lidhje me postimet, u konsiderua "i papranueshëm" për Shtetet e Bashkuara.

Ndërsa stafi i Universitetit Harvard tha se po punojnë me familjen e studentit dhe autoritetet përkatëse që të zgjidhin këtë cështje. Mësimi fillon në 3 shtator dhe pritet që studenti të zgjidhë këtë situatë deri atëherë.


Shtuar më 28/08/2019, ora 14:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori