Merr flakë një tren në ShBA (FOTO LAJM)

Një tren që po transportonte karburant ka dalë nga shinat rrugës pranë lumit Kolumbia në Oregon të ShBA, dhe është përfshirë nga flakët.

Katu.com ka lajmëruar se ky aksident i rëndë hekurudhor nuk ka të lënduar, edhe pse treni vazhdoi të digjej.

Kompania “Union Pacific”, së cilës i përket treni në fjalë, njoftoi se 11 prej 96 vagonëve të tij kishin dalë nga shinat 110 km në lindje të Portlandit, pranë qytetit të vogël Mosier.

Nafta ka nisur të derdhet nga njeri prej vagonëve të përmbysur e pastaj kanë marrë flakë dhe të tjerët./Albeu.com/
Shtuar më 04/06/2016, ora 14:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori