Real dhe Benzema argëtohen, poker përballë Elches

Real Madrid ka marrë një fitore bindëse në shtëpi me shifrat 4-0 ndaj Elches. Los Blancos luajtën një ndeshje perfekte duke mos diskutuar për asnjë moment fitoren.

Goli i parë do vinte nga Asensio në minutën e tetë, ndërsa brenda fraskionit të parë dy penallti do shndërroheshin në gol nga Karim Benzema, i cili nuk do gabonte.

Në pjesën e dytë, madrilenët thjeshtë do administronin rezultatin, u mjaftuan me golin e Modric duke korrur kështu një sukses që i çon në 48 pikë, 8 pikë më pak se Barcelona.


Shtuar 15.02.2023 23:09