Merkel: Uroj që Britania do të votojë të mbetet pjesë e BE-së
Angela Merkel
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka deklaruar se Britania duhet të qëndrojë në BE për t’u siguruar se e ka një ulëse në tavolinën e pazarit në të ardhmen.

E pyetur për mendimin e saj rreth referendumit të Britanisë së Madhe për BE, Merkel zbuloi se personalisht ajo shpreson se britanikët do të votojnë për të qëndruar në BE në referendumin e 23 qershorit.

Bashkëpunimi në mes të shteteve anëtare dhe Britanisë për një treg të vetëm ka qenë gjithmonë i mirë, ka theksuar ajo.

Gjithashtu ajo paralajmëroi se Britania nuk do ta marrë cilësinë e njëjtë të kompromisit nëse është jashtë BE-së./Albeu.com/
Shtuar më 02/06/2016, ora 17:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori