Merkel takon Vuçiçin javën e ardhshme
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, do të zhvillojë një takim të premten me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiçin.

"Temat qendrore e diskutimit do të jenë raportet mes Gjermanisë dhe Serbisë, politika dhe ekonomia evropiane", ka thënë zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Ulrike Demmer, transmeton "lajmi.net".

Nga ana tjetër, ky takim ka ardhur pas takimit në Samitin e mbajtur në Bruksel, ku përfaqësuesja e lartë e Politikës së Jashtme dhe e Sigurisë, Federika Mogerini, para fillimit të debatit për gjendjen në Ballkanin Perëndimor në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së, tha se gjendja në Ballkan është e tensionuar.

Në takim gjithashtu do të diskutohet edhe për marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë. /albeu.com/
Shtuar më 11/03/2017, ora 16:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori