Merkel shprehet se mund ta kthejë ”besimin” në opinion
Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur sot gjatë një konference se po kërkon të rikthej “besimin” brenda koalicionit qeverisës pas nxjerrjes së sekretit shtetëror nga një anëtar i kabinetit të saj.

“Unë jam shumë optimiste se do t’ia dalim”, tha Merkel në një konferencë për shtyp, katër ditë pasi largoi nga posti ministrin Hans-Peter Friedrich i cili lajmëroi një koleg për hetimet që po bëhen ndaj një politikani për pjesëmarrje në pornografi me fëmijë.

Politikani i Partisë Social Demokratike i cilu u lajmërua për hetimet, në atë kohë ishte në opozitë. Më pas, SPD-ja nënshkroi një marrëveshje koalicioni me konservativët Kristian Demokrat të Angela Merkel, dhe u futën në qeveri, dy muaj më parë.

SPD aktualisht është në shënjestrën e medieve gjermane pasi akuzohet se ka keqpërdorur këtë informatë, dhe kështu ka krijuar krizën e parë serioze për Merkelin në dy muajt e parë të koalicionit të saj të madh.

“Do t’i diskutojmë të gjitha gjërat”, ka thënë Merkel, dhe paralajmëroi se bisedimet brenda koalicionit janë caktuar për sonte në darkë. Ajo mendon se të tre liderët politik kërkojnë që të rikthejnë besimin e publikut në koalicionin dhe sundimin e ligjit.

Hans-Peter Friedrich i cili nxorri sekretin ishte ministër i brendshëm në qeverinë e fundit të Merkel, kishte gjatë tetorit një informatë sekrete se deputeti Sebastian Edathy nga SPD-ja po hetohet se ka bërë disa fotografi pornografike me djem të mitur.

Edathy ka hedhur poshtë akuzat se ka shkelur ligjin, por ka dhënë dorëheqje nga mandati i tij i deputetit. /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2014, ora 18:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori