Merkel: Refuzimi i Çekisë nuk dëmton paktin fiskal
Kancelarja gjermane Angela Merkel pas një takimi të zhvilluar me zyrtarë të lartë në Pragë deklaroi se vendimi i Çekisë për të refuzuar traktatin fiskal të Evropës nuk do të ketë asnjë ndikim në kufizimin e shpenzimeve të tepërta të qeverive në kontinentin e vjetër.


"Për ne në Gjermani, është e rëndësishme që pakti është nënshkruar nga të gjitha vendet e Eurozonës",- tha kancelarja pas takimit me kryeministrin çek, Petr Necas. Republika Çeke së bashku me Britaninë e Madhe, ishin dy vendet që dhjetorin e shkuar nuk e firmosën traktatin e ri. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2012, ora 17:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori