Merkel: Po digjen edhe zemrat e gjermanëve
Gjermania i jep mbështetjen e saj Francës pas zjarrit të madh që po shkatërron sot katedralen e Notre Dame në Paris, simbol i Francës.

“Këto imazhe të tmerrshme të Notre Damezjarr të trishtojnë. Notre Dame është një simbol i Francës dhe kulturës tonë europiane. Ne jemi në mendime me miqtë francezë”, shkruan në “Twitter” zëdhënësi i kancelares Angela Merkel, Steffen Seibert.

Nga ana tjetër edhe Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, kishte vlerësuar pak më herët se ky zjarr ka prekur gjithashtu zemrat e gjermanëve.
Shtuar më 15/04/2019, ora 22:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori