E krahasoi me Hitlerin, Merkel paralajmëron Erdoganin: Fol edhe njëherë... (FOTO LAJM)

Tensionet mes Gjermanisë dhe Turqisë janë acaruar së tepërmi, që kur presidenti i Turqisë e cilësoi atë si "mbetje naziste".

Këto fjalë kanë sjellë përshkallëzimin e mëtejshëm të acarimit të marrëdhënieve mes dy vdendeve, ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel, ka kërcënuar presidentin turk Erdogan, se duhet t'i ndalë menjëherë kërcënimet.

"Gjermania ka të drejtë të marri çdo masë që sheh të arsyeshme si reagim, madje do të ndalojë edhe më shumë evenimente të politikanëve turq", ka paralajmëruar Merkel, shkruan "BBC".

Gjithashtu, edhe ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, tha se Gjermania është vend tolerant, por jo idiot, aq sa Turqia të shkelë të gjithë kufijtë e saj.

Kujtojmë se gazeta turke pro Erdoganit, "Gunes", pak ditë më parë publikoi një foto të kancelares gjermane të veshur me uniformën e Hitlerit, gjë e cila acaroi edhe më tej marrëdhëniet mes dy vendeve. /albeu.com/
Shtuar më 21/03/2017, ora 10:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori