Merkel: Nuk mund të premtoj reforma fundamentale të BE-së
Kancelarja gjermane Angela Merkel porositi sot Anglinë se ajo nuk mund të premtoj reforma fundamentale të Evropës, të cilat mund t’i plotësojnë të gjitha dëshirat e britanikëve.

Merkel deklaroi para ligjvënësve nga të dyja dhomat e parlamentit të Anglisë se ajo e ka kuptuar se ka pritje të mëdha për fjalimin e saj.

“Disa presin që fjalimi im të hap rrugën për reforma fundamentale të arkitekturës evropiane, të cilat do të kënaqnin të gjitha llojet e dëshirave aktuale ose të pritura të britanikëve. Por kam frikën se do të dëshpërohen”, ka thënë Merkel.

“Të tjerët presin pikërisht të kundërtën, dhe shpresojnë që unë të jap një porosi të thjeshtë e të qartë këtu në Londër, se pjesa tjetër e Evropës nuk është e gatshme që të paguaj çdo çmim të mundshëm për të mbajtur Anglinë në kuadër të Bashkimit Evropian. Kam frikë se edhe këto shpresa do të përmbytsen”, ka theksuar Angela Merkel gjatë fjalimit para ligjvënësve anglez. /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2014, ora 18:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori