Merkel: NATO është i rëndësishme edhe për SHBA-të
Në konferencën e mbajtur ditën e sotme për Sigurinë, në Mynih, kancelarja gjermane, Angela Merkel vuri theksin në rëndësinë e NATO-s për evropianët, ashtu si dhe për SHBA-të, teksa pasiguritë për të ardhmen e marrëdhënies transatlantike kanë peshë të veçantë.

“Besoj se duhet të jemi të vetëdijshëm për vlerën e ndërsjellët të NATO-s”, deklaroi kancelarja gjatë një konference shtypi në Berlin me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau.

“Është e vërtetë për ne në Gjermani dhe për anëtarët evropianë të Aleancës Trasatlantike, por kam bindjen gjithashtu se SHBA ka shpalosur potencialin e saj në sajë të NATO-s, pasi NATO është një organizatë po aq e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, vijoi Merkel.

Presidenti amerikan, Donald Trump është treguar mjaft kritik ndaj Aleancës së Atlantikut, madje ai e ka cilësuar si “të vjetruar” duke shprehur hapur pakënaqësinë ndaj aleatëve për mospagim të kuotave financiare. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2017, ora 20:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori