Merkel merr fronin duke mundur Trumpin, grekët ende kanë inat
Kancelarja, Angela Merkel nuk është vetëm e para në Gjermani, por ajo gëzon edhe reputacionin më të lartë përkrah politikanëve tjerë.
Kjo bëhet e ditur përmes një hulumtimi të institutit amerikan, ”Pew Research Center”.

Pas Merkel, vjen presidenti francez, Emmanuel Macron. Ndërsa, i pari i Amerikës, Donald Trump renditet në vendin e pestë.

Në përgjithësi, 52% e njerëzve besojnë në Merkel. Në Holandë, besimi në të është më i larti, 85%, ndjekur nga Suedia (82%) dhe Franca (78%).

Megjithatë, vetëm 68% e gjermanëve kanë shprehur besimin në 64-vjeçaren.

Në vitin e kaluar, kjo përqindje ishte 81, që nënkupton se besimi nga vendasit e saj ka rënë në të.

Shtetet ku popullësia beson në vendimet e Merkel më së pakti janë Greqia (15%), Hungaria (31%) dhe Polonia (37%).


Shtuar më 03/10/2018, ora 15:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori